Milot Rashica po kalon nëpër një formë brilante te Werder Bremeni këtë sezon.
Ylli kosovar po kontribon me gola dhe asistime javë pas jave në Bundesligë dhe jo vetëm, shkruan Periskopi.
Dhe kjo ka ndikuar që klube të rëndësishme evropiane të interesohen për të – një prej tyre është edhe Milani.
Epo, kur flasim për klube të “rëndësishme”, disa nuk pajtohen ta fusin edhe Milanin në këtë mes.
Të tillë janë edhe fansat kosovarë, të cilët kanë rekomanduar që ai më mirë do të bënte të rikthehej te Vushtrria se sa të transferohej te Milani.
Ndryshe, “Rossonerët” janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro për të. /Periskopi.com/