21.4 C
Mitrovice
E shtunë, 21 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Agim Bahtiri fiton bastin ndaj Dardan Gashit: Qëlloi numrin e deputetëve të VV’së

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, pati deklaruar gjatë fushatës zgjedhore se pas 6 tetorit Lëvizja Vetëvendosje (LVV), do t’i sigurojë 32 ulëse në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Agim Bahtiri në Analizën Zgjedhore pati parashikuar se partia që i takon ai, pritet që të fitojë 32 deputetë dhe ky parashikim po del të jetë i saktë.

E për këtë numër të deputetëve, Bahtiri kishte vendosur një bast me kandidatin për deputet nga NISMA, Dardan Gashi, partia e të cilit nuk e ka kaluar fare pragun zgjedhor prej 5%.

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave të mbetura, afro 1800 pako nga diaspora, VV doli e para me 1154 vota, që i bie se do t’i ketë 32 ulëse në Kuvend.

Më poshtë keni edhe parashikimin e Agim Bahtirit për zgjedhjet e 6 tetorit. /gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT