20.3 C
Mitrovice
E shtunë, 21 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Mesjavë e çmendur në Superligë, sot në program katër super-ndeshje

Superliga e Kosovës sot vazhdon me ndeshjet e xhiros së 14’të, derisa në program janë katër super-ndeshje, që nuk duhen humbur asesi.

Padyshim se vëmendja kryesore do të jetë në Suharekë, aty ku lideri i deritanishëm, Ballkani, e pret Llapin e Tahir Batatinës, shkruan GazetaBlic.

Të dy trajnerët kanë qenë pjesë e akuzave të javëve të fundit lidhur me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtarët kosovarë, kurse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat sot.

Në anën tjetër, zhvillohet derbi “02” mes Drenicës dhe Trepcës’89, kurse në Gjilan, Drita e pret Dukagjinin e pozitës së fundit.

Në fund fare, Prishtina në “Fadil Vokrri” e pret kampionin aktual, Feronikelin, në duelin ndoshta më interesant tash e një kohë.
Kujtojmë se ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT