Në pyetjen se pse partitë e tjera politike në Kosovë, i hoqën vijat e kuqe kundër PDK-së pas largimit të Kadri Veselit në Hagë, Memli Krasniqi ka pasur një përgjigje interesante.
“Kjo flet më shumë për partitë e tjera, jo për PDK-në”, ka thënë ai.
Ai tutje ka thënë se vijat e kuqe i vendosin gjatë zgjedhjeve, ndërsa i largojnë menjherë pas tyre.
“Zakonisht vijat e kuqe i kanë kur ka zgjedhje dhe i heqin ato kur kryhen zgjedhjet. Gjithmonë ka qenë kështu! 4-5 palë zgjedhje kanë qenë kështu”, tha Krasniqi.
Sipas Memlit vijat shlyhen me një “gomë traktori” dhe këtë e bëjnë kur janë në zor.
“Unë këtu e kam problemin, sepse ne kurrë nuk kemi pasur vija të kuqe për askënd. Kemi pas preferenca dhe kundërshtime dhe dallime por qëllimi i jonë të cilin e kemi shpreh shumë herë, edhe unë personalisht, në shumë debate, sidomos zgjedhore kemi thënë se ne ‘s’mundemi me pas vija të kuqe ndaj partive të shqiptarëve të Kosovës sepse ata i përfaqësojnë do qytetarë. Ata qytetarë vendosin për kënd votojnë dhe ua japin një pjesë të legjitimitetit të përgjithshëm, dikush merr më shumë e dikush më pak”.
“Por, nuk mundemi ne me thënë këta ‘bojnë’ e këta ‘nuk bojnë’. Në fund të gjithë i kanë ndërruar llafet por ne s’i kemi ndërru. Ne kemi vendosur me kë mundemi me qeverisë dhe me kënd nuk mujm në momente të caktuara”.