29.6 C
Mitrovice
E shtunë, 7 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Ja pse“Djemtë e Mitrovicës” janë djemtë më të mirë në botë

Kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet ku po kërkohet ndihmë për mbledhjen e fondeve për shërimin e personave me sëmundje të ndryshme ose për t’u dalë ndihmë familjeve të varfëra, shkruan Mitrovica Sot.

Mirëpo, një grup i të rinjëve mitrovicas i quajtur “Djemtë e Mitrovicës” në krye me biznesmenin mitrovicas, z.Lindrit Misini, në afate rekorde po arrijnë të grumbullojnë fonde për të ndihmuar personat në nevojë.

Shembulli i fundit është rasti i Nazlije Sherifit, 19 vjeçares nga Mitrovica e cila është diagnostifikuar me Glomerulosklerozë Foke Segmentale. Për Nazlijen, “Djemtë e Mitrovicës” arritën që brenda 24 orëve të mbledhin rreth 24,000 Euro.

Ka edhe shumë e shumë raste të tjera ku “Djemtë e Mitrovicës” kanë bërë mrekulli të tilla, poashtu duke ndërtuar edhe shtëpi për skamnorët, si dhe duke siguruar pako ushqimore për familjet në nevojë, në baza mujore.

Qyteti i Mitrovicës gjithmonë është shquar me njerëz vullnetmirë që kanë zemrën e madhe, dhe me plot krenari mund të themi se ky grup me të vërtetë po ia zbardh fytyrën Mitrovicës, dhe gjithë Kosovës, për çka secili nga ne duhet të mburret që është “Mitrovicali”.

Këtë artikull po e mbyllim me thënien e famshme: “Mitrovicali lind, e nuk bëhesh”./MitrovicaSOT

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT