1.7 C
Mitrovice
E mërkurë, 14 Janar, 2026
spot_img

​Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë celsius.

Situata meteorologjike do të mbetet stabile.

Presioni atmosferik dhe lagështia relative e ajrit do të pësojnë rritje dhe për shkak të kësaj gjendje stabile parashihet që grimcat e ndotësve të mbeten në stadin e parë të Troposferës, që nënkupton ndotje.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes! /Lajmi.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT