1.7 C
Mitrovice
E mërkurë, 14 Janar, 2026
spot_img

Albright: Jam shumë krenare për zhvillimet e deritanishme të Kosovës

Ish-Sekretarja e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Medeleine Albright ka deklaruar se është krenare me të arriturat e Kosovës deri tani, shkruan Gazeta Metro.

Albright ka thënë se Kosova ka një rol të rëndësishëm në Ballkan dhe se demokracia është një udhëtim i vështirë që vazhdimisht duhet të punohet.

Ajo tha se është e kënaqur me të arritur e Kosovës deri tani, por se ka ende punë për t’u bërë.

“Kosova ka një rol të rëndësishëm në Ballkan dhe jam krenare për zhvillimet e deritanishme këtu. Demokracia është e vështirë, është gjithmonë një udhëtim, duhet vazhdimisht të punohet dhe ka nevojë për pjesëmarrjen e të gjithëve dhe respektin e ndërsjellë. Kosovës nuk mund t’i thuhet bëni të gjitha vetë. Duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku. Jam shumë krenare me gjërat që kanë ndodhur në Kosovë dhe ende ka punë për t’u bërë, ashtu siç ndodh në shumë demokraci”, ka thënë Albright në konferencën dyditore në kuadër të Javës së Gruas 2020.

Albright ka theksuar nevojën e rritjes së numrit të grave pjesëmarrëse në proceset politike si dhe luftimin e pabarazisë.

“Eshtë shumë i rëndësishëm roli i qeverive demokratike dhe roli i grave në demokraci. Të drejtat e grave janë të drejtat e njeriut. Gratë janë gjysma e popullsisë në çdo vend dhe është humbje e burimeve njerëzore në qofte se ato nuk janë pjesë e udhëheqësisë”, ka thënë ajo në bazë të kumtesës.

Këto komente Albright i bëri në punimet e konferencës dyditore në kuadër të Javës së Gruas 2020, e organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik e mbështetur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID.//gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT