15.7 C
Mitrovice
E premte, 20 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Matthew Palmer: Për SHBA-të pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

Çështja e pavarësisë së Kosovës për SHBA-të nuk ekziston, tha ndihmës sekretari i shtetit dhe i dërguari special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Ai shtoi se njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë nuk është një problem që zgjidhet shpejt dhe lehtë, dhe se nuk është çështje për median.

Palmer, i cili më parë kishte thënë në Shkup dhe Prishtinë se Serbia nuk do të pranohet në BE derisa të njohë pavarësinë e Kosovës, tha në një intervistë për mediat serbe se njohja e pavarësisë së Kosovës është një temë që duhet diskutuar në kuadër të dialogut.

Ai foli edhe për taksën 100%, për të cilën tha se ishte shprehur qartë gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë se taksa duhet të hiqet që t’i hapë rrugë dialogut.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT