Një aksident i çuditshëm ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Carrabrag të Deçanit. Në një market që është afër shkollës në këtë fshat, klienti i parë ka qenë një furgon.
Drejtuesi i furgonit ka humbur drejtimin nga mospërshtatja e shpejtësisë duke u futur në dyqan. Për fat të mirë, aksidenti ka pasoj vetëm materiale dhe jo njerëzore, transmeton Indeksonline.









