Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka deklaruar se partia e tij po kërkon zgjedhje të reja dhe ka bërë thirrje që të mblidhen partitë dhe të caktojnë datën e re të zgjedhjeve, shkruan Gazeta Metro.
Tahiri po bën thirrje që Kuvendi të shpërbëhet, sepse siç u shpreh, ‘këtë vetëm qeverisje nuk mund ta quan’.
Deputeti i PDK’së ka kritikuar Qeverinë Hoti dhe duke thënë se “koalicioni i shpresës” solli degradimin më të madh në Kosovë.
“Koalicioni i Shpresës” solli degradimin më të madh që ka mundur me e pa shoqëria jonë, si në ekonomi, shëndetësi, etj. Është viti që shoqëria jonë po e rrënon arsimin në këtë gjendje pandemie, ky është rezultati i 6 tetorit, i ‘Koalicionit të Shpresës”, tha Tahiri.
“Është koha të mos humbim kohë sepse këtë më vetëm qeverisje nuk mund ta quajmë. Është koha që edhe ju që po mbani më peng vendin, e edhe ne që nuk i kemi votat për ta rrëzuar, të ulemi e të dakordohemi për një datë ku të shpërbëhet Kuvendi. Pra, ky Kuvend është jo-funksional”, tha Tahiri.
Tahiri ka thënë se është koha që të ulen dhe të dakordohen për datën e zgjedhjeve të reja pasi Kuvendi është jofunksional.
“Është koha të ulemi dhe të dakordohemi për një datë që ky Kuvend të shpërbëhet. Ky Kuvend është jofunksional. Të mblidhemi bashkë dhe ta shpëtojmë këtë shoqëri nga degradimet që po i bëhen”, deklaroi Tahiri.//gazetametro.net