Në fshatin Hogosht të Kamenicës, ka ndodhur një ngjarje interesante, atje banorët kanë zgjedhur që përurimin e asfaltimit të rrugës ku jetojnë ta bëjë një zonjë e moshuar, shkruan Gazeta Metro.
Banorët e kanë nderuar “gjyshen e moshuar të katunit” për ta prerë shiritin e rrugës që ju është asfaltuar nga Komuna e Kamenicës.
Një banor atje ka shkruar se janë të gëzuar për asfaltimin e rrugës dhe përurimin e saj e kanë bërë familja Shabanaj dhe Balaj.
“Sot e bëmë përurimin e asfaltimit të rrugës Babaniku nga familja Shabanaj dhe Balaj me gjatësi 260 m. Jemi më se të lumtur me kualitetin e asfaltit që ka një trashësi prej 11 cm dhe gjerësi 4metra. Lagjja jonë ka një falemnderim special për kryetarin e komunës dhe stafin e tij . Poashtu falemnderojmë kompaninë Papenburg për realizimin e punës në cilësinë më të lartë. Falemnderojmë qdokend që ishte i angazhuar rreth punëve për realizimin e projektit të shumpritur! E gëzofshim ”, ka shkruar njëri nga fshatarët që përuruan rrugën.
Kujtojmë, se ndryshe nga si jemi mësuar të shohim në televizion ku politikanët e Kosovës vrapojnë për të prerë një shirit të përrumit të ndonjë investimi, në Hogosht të Kamenicës atë e ka bërë gjyshja më e vjetër e fshatit.//gazetametro.net