24.7 C
Mitrovice
E martë, 22 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Albin Kurti para një problemi të madh: SHBA i kërkon ta formon Qeverinë me Listën Serbe

Në 10 komunat me shumicë serbe, në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, ka fituar bindshëm Lista Srpska, por fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do t’i përfshijë në koalicion dhe Qeverinë e tij, Listën Serbe, transmeton Gazeta Metro.

Një një intervistë për N1 në Serbi, kandidati për kryeministër nga LVV, ka thënë se do të fillonte menjëherë bisedimet me serbë për t’i marrë në Qeveri, por nuk e do fituesin kryesor të votave serbe në Kosovë, që është Lista Serbe.

“Kushtetuta jonë thotë se duhet të jetë së paku një ministër nga komuniteti serb në qeverinë tonë, por nuk thotë se duhet të jetë nga Lista Serbe. Kështu që ne do t’i përqëndrojmë përparësitë tona në pakicat si komunitetet, jo si parti”, thotë Kurti.

Por, një sfidë e re dhe problem i madh po e pret Kurtin, pasi i dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer ka thënë se Lista Serbe duhet të jetë pjesë e Qeverisë së re.

Palmer ka thënë se SHBA i ka treguar kërkesat Kurtit në lidhje me përfshirjen e Listës Serbe në Qeveri.

“Në këtë temë duhet të dëgjohen zëra të ndryshëm, është e qartë se Lista Serbe ka fituar shumicën e votave të serbëve në Kosovë dhe ka të drejtën t’i prezanton ata në Qeverinë e re, këtë çështje e bisedove gjatë me liderët kosovarë, përfshirë edhe Albin Kurtin”, tha Palmer, transmeton Gazeta Metro.

Edhe presidenti serb, Aleksandar Vucic ka deklaruar se Kurti mund të bënë ministër Nenad Rashicin dhe Rada Trajkovicin, por ata nuk përfaqësojnë 95% të votave serbe, sipas tij serbët në Kosovë i përfaqëson vetëm Lista Serbe.

Vucic po thotë se Albin Kurti nëse nuk përfshinë në Qeveri Listën Serbe atëherë do ta shkel Kushtetutën e Kosovës dhe mos të flasin më për sundimin e ligjit.

“Pra, Kushtetuta e tyre e thotë qartë ju mund t’i bëni ministër në Qeveri Rashicin, Trajkovicin, por ata duhet të kenë përkrahjen e Listës Serbë që ka fituar mbi 95% të votave atje, po nëse nuk e kanë këtë përkrahje askush nuk mund të bëhet ministër nga serbët dhe në këtë rast mund ta shkelin Kushtetutën e tyre si me themelimin e Ushtrisë që e lejuan Amerika e Gjermania, por mos të më flasin askush më për sundim të ligjit as Albin Kurti as askush”, tha Vucic, transmeton Gazeta Metro.

Kujtojmë se Albin Kurti ka deklaruar se Qeveria e tij do të ketë edhe ministra serb dhe të komuniteteve tjera, por jo anëtarë të Listës Serbe që kontrollohen direkt nga Beogradi zyrtar./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT