16 C
Mitrovice
E premte, 20 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Fatma Naçi tregon si u njoh me Elvisin, kujton plot emocion takimin e tyre të parë

Bashkëshortja e Elvis Naçit, Fatma, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të treguar më shumë nga jeta dhe përditshmëria e tyre familjare.

Fatma nuk ngurroi të ndante historinë e dashurisë dhe takimin e parë me Elvisin, duke kujtuar emocionet e atij momenti 17 vite më parë.

“E kujtoj me të njëjtin mocion pavarësisht se kanë kaluar 17 vjet. Elvisi ishte djali i parë që takoja dhe kisha emocione pafund isha e shoqëruar nga motra ime. Sigurisht edhe mamanë e kam pasur shoqen time më të mirë, vazhdoj ta kem dhe tani shoqen më të ngushtë. Pasi i mora leje asaj dhe ia shpjegova situatën, më dha leje, e kur u takuam Elvisi u kërkoi shoqëruesve tanë që të kalonin në tavolinë më vete. Unë gjatë gjithë kohës isha me sytë ulur dhe vetëm ai fliste, siç e karakterizon edhe sot …”, tha ndër të tjera ajo, duke theksuar se takimi i parë mes tyre ishte bërë më serioz seç ajo priste, kur Elvisi kishte nisur të fliste për një libër që kishte lexuar së fundmi”.

“Kishte kaluar rreth dhe ore dhe duke më parë në siklet mendoi se duhej të ngriheshim dhe më thotë po të duash lëvizim shkëmbejmë numrat dhe takohemi herë tjetër kur të jesh më e qetë nëse do të duash të takohemi. Dhe unë ndërkohë shoh orën dhe i them që problem se deri në 5 i kam marr leje mamit’- tregon bashkëshortja e Elvis Naçit

Sot bashkëshorte e përkushtuar dhe nënë e tre fëmijëve, Fatma tregoi se ndihet shumë e lumtur dhe krenare për familjen e saj të madhe.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT