14 C
Mitrovice
E premte, 20 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Veliu: Për postin e Presidentit, Isa Mustafa është me i duhuri

Nënkryetari i LDK’së Agim Veliu, ka folur rreth koalicionit dhe pazareve mes VV’së dhe LDK’së, për postin e Presidentit, i cili ka thënë se LDK ka figura konsensuale për president, e ajo e Isa Mustafës është ndër të rëndësishmet në këtë rast, transmeton Gazeta Metro.

Duke folur për postin e Presidentit, si çështje e pazareve në mes të VV’së dhe LDK’së, ai ka  thënë se në këtë drejtim edhe posti i presidentit duhet të definohet bashkë me qeverinë.

“Lidhja Demokratike ka mjaft figura konsensuale për president, por figura e Isa Mustafës është ndër të rëndësishmet në këtë rast”, ka thënë Agim Veliu për ‘debat plus’.

Veliu ka shtuar se nuk është për kushtëzime por gjërat duhet të definohen për të evituar mosmarrëveshjet në të ardhmen.

“Është mirë që të definohet gjërat që të mos futemi në krizë pa nevojë në vitin 2021”./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT