16.5 C
Mitrovice
E diel, 3 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Kurti nga Prekazi: Kosova ende nuk ka sovranitet dhe integritet të plotë territorial

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po konsideron se Kosova ende nuk ka sovranitet dhe integritet të plotë territorial, ani pse kanë kaluar më shumë se 20 vjet që nga çlirimi i saj dhe lufta e lavdishme e UÇK’së, shkruan Gazeta Metro.

Kurti nga Prekazi po thotë se Kosova ende nuk ka njohje ndërkombëtare dhe stabilitet të vërtetë në Ballkan dhe se kjo nuk arrihet nga qeveritë e korruptuara.

“Ne duam të theksojmë atë që nuk është përmbushur ende, e kjo është sovraniteti i plot i Kosovës, integriteti i plot territorial, njohja e plot ndërkombëtare dhe afrimi, integrimi, e bashkimi i shqiptarëve që pikërisht do ta arrinte stabilitetin e vërtetë dhe afatgjatë në Ballkan. Në Ballkan, në këtë rajon ende të pa integruar në Bashkimin Evropian ka tensione dhe nuk ka stabilitet sepse paqja gjithmonë është mbajtur në kurriz të shqiptarëve, të cilët kanë paguar çmimin më të madh edhe ne luftë edhe në paqe. Ne duhet të përparojmë jo për inate të të tjerëve, por për hir të vetës tonë. Veçse kjo realizohet nëpërmjet qeverive të ndershme të pakorroptuara qe vën interesin e përgjithshëm, para çdo interesi tjetër. Dhe e kuptojnë që çfarë do ndihme nga jashtë nga partner apo aleat duhet të paraprihet nga vet respekti, vetëbesimi dhe puna jonë këtu brenda”, ka deklaruar Kurti.

Kujtojmë se dikur lideri i VV’së nuk i pranonte as simbolet e Kosovës, por kur erdhi në Qeveri si kryeministër i harroi të gjitha dhe filloi ndryshimin, ndryshe ai nuk përmendi më as bashkimin kombëtar me Shqipërinë, kauzë kjo që është një nga qëndrimet zyrtare të Vetëvendosjes.//gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT