5 C
Mitrovice
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
spot_img

Situata e rënduar në Mitrovicë: 64 raste të reja me koronavirus

Situata me raste të reja me koronavirus në Mitrovicë vazhdon të rëndohet teksa numri i rasteve vazhdon të rritet dita ditës, shkruan mitrovicasot.net

IKSHPK ka publikuar raportin e përditshëm për secilën komunë të prekur nga rastet e reja. Nga raporti i publikuar, shihet se Mitrovica është prekur nga 64 raste të reja, duke e bërë kështu komunën e dytë me më së shumti raste në 24 6rt e fundit, pas Prishtinës e cila është prekur nga 306 raste të reja.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 306 raste, Mitrovicë 64 raste, Gjakovë 40 raste, Ferizaj 38 raste, Fushë-Kosovë 37 raste, Gjilan 35 raste, Prizren 30 raste, Podujevë 29 raste, Vushtrri 21 raste, Lipjan 20 raste, Pejë 20 raste, Viti 20 raste, Obiliq 16 raste, Drenas 15 raste, Skenderaj 13 raste, Kaçanik 12 raste, Shtime 11 raste, Suharekë 9 raste, Malishevë 7 raste, Klinë 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Kamenicë 4 raste, Dragash 3 raste, Graçanicë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Zubin-Potok 2 raste dhe Junik 1 rast.

Ndryshe, në nivel vendi sot është raportuar për 775 raste të reja me koronavirus, 15 të vdekur dhe 553 të shëruar.

TË FUNDIT

TË FUNDIT