5 C
Mitrovice
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
spot_img

Profesori i Kembrixhit: Biden do të shtyjë planin “EU-gosllavia”, me Beogradin në krye të rajonit, me kushtin heqje nga Kosova e Rusia

Ish-diplomati dhe profesori në Universitetin e Kembrixhit, Timothy Less, thotë se nën udhëheqjen e Joe Biden, rajoni i Ballkanit Perëndimor mund të bëhet një entitet i ri multi-etnik “i gjashtë kombeve” i lidhur ngushtë me BE-në, në krye të të cilit do të ishte Beogradi.

Less tutje thotë se rajoni mund të shndërrohet në një lloj “EU-gosllavia” gjatë presidencës së Bidenit.

“Nuk do të jetë një Jugosllavi e re, e cila ishte një produkt i kohës së saj, por faktet në terren do ta detyrojnë Bidenin të kthehet në logjikën e së kaluarës së afërt dhe të mbështesë krijimin e asaj që do të jetë mishërimi i asaj të kaluare me shekullin 21- BE-gosllavia e re” shkruan ai në një tekst për “Open Demokracy”, transmeton Reporteri.

Less gjithashtu potencon se Serbia, kohët e fundit është angazhuar në një “manovrim të zgjuar diplomatik”, gjë që ia ka mundësuar asaj të përdorë mbështetjen e fuqive që duan të dominojnë në Ballkan: si Rusia, Kina, Turqia.

Kjo, shton ai, ka forcuar pozicionin e Serbisë në lidhje me Shtetet e Bashkuara.

“Nëse Presidenti Biden dëshiron t’i qëndrojë besnik qëllimit amerikan për të vendosur një lloj paqeje të qëndrueshme në Ballkan, e cila mundëson zhvillimin e saj të brendshëm dhe integrimin e jashtëm me Perëndimin, ai duhet të punojë brenda këtij realiteti të ri,” shtoi Less.

Ai vlerëson se nuk ka dyshim që administrata e Biden do të dëshirojë të riparojë atë që bëri Administrata Trump, por që, për t’u përballur me situatën në terren dhe realitetin e ri, ai do të duhet të vazhdojë atje ku ka mbetur paraardhësi i tij republikan.

Një nga elementët e qasjes së Trump, të cilin Biden do të duhet të ruajë, potencon Less, është iniciativa për krijimin e një zone ekonomike rajonale në Ballkanin Perëndimor, domethënë një mini-Shengen.

Sipas tij, administrata e Biden do ta vlerësojë që Serbia mbështet një bashkim të tillë ekonomik, si dhe vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.

“Një projekt që i jep Serbisë një rol udhëheqës në Ballkan mund të jetë i mjaftueshëm për të bindur Beogradin të njohë pavarësinë e Kosovës … dhe për të kthyer në regres marrëdhëniet e e Beogradit me Rusinë, Turqinë dhe Kinën”, tha Less.

Eksperti nga Kembrixhi përsërit se disa në ekipin e Biden me siguri do të kundërshtojnë idenë e “shpërblimit” të Serbisë në çdo mënyrë, por, siç thekson ai, të ballafaquar me realitetin politik, ata do të shohin se ka pak mundësi të tjera.

Sipas Less, çelësi kyç në qasjen e Biden do të jetë, mbi të gjitha, interesi i Shteteve të Bashkuara dhe jo vlerësimi se kush do të fitonte më pak a shumë duke krijuar një union ekonomik në Ballkanin Perëndimor. /Reporteri.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT