2.1 C
Mitrovice
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
spot_img

Kosnett: Është e vështirë ta ndash politikën nga ekonomia, tejkaloni rezervimet rreth Mini-Shengenit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka deklaruar se shteti kosovar duhet të tejkalojë rezervimet e saj rreth CEFTA’s dhe Mini-Shengenit.

Kosnett tha sot se mbështetja për prosperitetin e Kosovës, sundimin e ligjit dhe paqen me fqinjët, janë aspektet kryesore strategjike të vendit të tij dhe se ndihma ekonomike për Kosovën ka qenë gjithmonë e përqendruar t’i mundësojë vendit rrugën drejt së ardhmes.

Ambasadori amerikan deklaroi se është e vështirë që ta ndash politikën nga ekonomia, por nëse injorohet ekonomia është vështirë të ecësh përpara.

“Është e vështirë të ndash politikën nga ekonomia, por mund të ju them se kur injorohet ekonomia dhe kur injorohen përfitimet që qytetarët e zakonshëm shohin nga iniciativat politike, është shumë e vështirë të ecësh përpara,” tha ambasadori Kosnett.

Diplomati amerikan shpjegoi se Ambasada amerikane dhe partnerët e saj në Uashington mbështesin Kosovën dhe Serbinë në zbatimin e marrëveshjes së 4 nëntorit, duke pasur parasysh se përmirësimi i jetës së qytetarëve është thelbësor për ndërtimin e ekonomisë së rajonit.

“Nëse shikoni në hartën e Ballkanit, Kosova është në mes të hartës. Fqinjët e Kosovës kanë nevojë për Kosovën po aq sa Kosova ka nevojë për fqinjët e saj, për të ndërtuar një ekonomi rajonale dhe për të ndërtuar një infrastrukturë rajonale,” tha Kosnett.

Këto komente ambasadori Kosnett i bëri gjatë një takimi virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Oda Ekonomike e Kosovës./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT