Bota e futbollit është shokuar pas lajmit për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, shkruan mitrovicasot.net
Lajmi për vdekjen e tij ka ngjallur reagime në mbarë botën. Nga ata që kanë reaguar është edhe legjenda braziliane e futbollit, Pele.
“Eshtë pikëlluese të humbasësh shokët në këtë mënyrë”, tha Pele. “Me siguri një ditë mbi qiellin lart së bashku do të godasim topin”, shtoi ai, transmeton the Independent.
Ndryshe, legjenda e futbollit, Maradona, vdiq sot në moshën 60 vjeçare pas një sulmi në zemër.




