7.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 14 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Vdes mjeku i njohur kosovar

Ka vdekur sot mjeku i njohur Zenel Kabashi.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga institucioni shëndetësor ku ishte i angazhuar së fundmi, Qendra Diagnostike Terapeutike “EndoMed-B”.

“Me pikëllim të thellë lajmërojmë se sot u nda nga kjo jeta bashkëpunëtori jonë Dr. Zenel Kabashi. U prehtë në paqe”, ka shkruar EndoMed-B në Facebook.

Kabashi ka vdekur në moshën 79 vjeçare.

Kabashi ishte internist dhe gastroenterolog. Diplomoi në vitin 1968 në Universitetin e Sarajevës, Fakulteti i Mjekësisë, kurse specializoi në Beograd.

Për dekada ai punoi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Arsyet e vdekjes së tij nuk dihen ende.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT