-2.7 C
Mitrovice
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
spot_img

53 raste të reja në Mitrovicë teksa vazhdon përshkallëzimi i situatës në qytet

Përshkallëzimi i situatës me koronavirus në Mitrovicë po vazhdon teksa qyteti ka shënuar numër të madh të rasteve në 24 orët e fundit, shkruan mitrovicasot.net

Sipas raportit të IKSHPK të publikuar për 24 orët e fundit, në Mitrovicë kanë dalur 53 raste të reja me COVID-19.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 276 raste, Mitrovicë 53 raste, Gjilan 35 raste, Podujevë 30 raste, Vushtrri 27 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Pejë 23 raste, Skenderaj 19 raste, Ferizaj 17 raste, Drenas 13 raste, Obiliq 12 raste, Prizren 11 raste, Lipjan 10 raste, Klinë 9 raste, Viti 8 raste, Deçan 7 raste, Istog 7 raste, Suharekë 7 raste, Gjakovë 5 raste, Kamenicë 4 raste, Rahovec 3 raste, Shtime 3 raste, Junik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Kaçanik dhe Mamushë”, ka përfunduar raporti.

Ndryshe, në nivel vendi në 24 orët e fundit kanë dalur 609 raste të reja, 350 të shëruar dhe 13 raste të vdekjes.

TË FUNDIT

TË FUNDIT