15 C
Mitrovice
E enjte, 19 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Vdes një person në Gjakovë, policia e Kosovës po e heton vdekjen e tij

Një person ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme në Gjakovë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ka konfirmuar se i ndjeri, ishte dërguar në Spitalin e Gjakovës me autoambulancë, ndërsa mjekët kanë konfirmuar vdekjen e tij.

Trupi i tij është dërguar për obduksion, ndërsa Policia e Kosovës është duke e hetuar vdekjen e tij.

“Viktima mashkull K-Shqiptar me autoambulancë është dërguar në Spitalin e Gjakovës, ku më pas ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT