15 C
Mitrovice
E enjte, 19 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Profesori Krasniqi: VV dhe LDK duhet të pastrohen nga mangupat, nuk fyhet Lutfi Haziri e Isa Mustafa

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të cilat pritet të jenë në krye të qeverisë së re, duhet filluar të pastrohen nga mangupat, transmeton Gazeta Metro.


Sipas tij, këto dy subjekte politike duhet pasur kujdes për çdo fjalë të thënë pasi që si parti opozitare kanë pasur mundësi të flasin mirë e keq dhe fjala e tyre nuk ka pasur peshë.

“VV dhe LDK duhet ta fillojnë pastrimin e radhëve nga mangupat.Në opozitë fjala nuk u ka pasur peshë, ndaj kanë folur mbarë e mbrapshtë. Tash kur i kanë fituar zgjedhjet, duhet të bëjnë kujdes për çdo fjalë”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

Krasniqi shton se këto dy parti janë përgjegjëse për formimin e institucioneve dhe për këtë arsye duhet të shmangen ndikimet e mangupëve, dhe koalicioni bëhet sipas interesave të përbashkëta të partive dhe nuk jo duke ushtruar presion mbi njëra-tjetrën.

“Secili duhet ta kuptojë se koalicioni nuk bëhet me presion, por bëhet me harmonizimin e interesave të partive pjesëmarrëse. Duke fyer figurat me ndikim të LDK-së (në këtë rast Lutfi Hazirin e Isa Mustafën) gjërat vetëm përkeqësohen. VV e LDK kanë përgjegjësi që të formojnë institucionet, për ç’arsye duhet t’i shmangin ndikimet e mangupave”, ka thënë tutje ai.

Sipas profesorit këto sharje dhe presione që po zhvillohen nuk rezultojnë me asgjë tjetër, veçse një dëmi shumë të madh që mund t’i bëhet vendit.

“Nëse mangupat vazhdojnë me presione e sharje, dëmi mund të jetë shumë i madh, deri te paraliza e vendit”, ka përfunduar Krasniqi.

Postimi i plotë:

“VV dhe LDK duhet ta fillojnë pastrimin e radhëve nga mangupat.Në opozitë fjala nuk u ka pasur peshë, ndaj kanë folur mbarë e mbrapshtë. Tash kur i kanë fituar zgjedhjet, duhet të bëjnë kujdes për çdo fjalë. Secili duhet ta kuptojë se koalicioni nuk bëhet me presion, por bëhet me harmonizimin e interesave të partive pjesëmarrëse. (Nga sa marr vesh, do t’u duhet të harmonizohen edhe më Listën Serpska!) Duke fyer figurat me ndikim të LDK-së (në këtë rast Lutfi Hazirin e Isa Mustafën) gjërat vetëm përkeqësohen. Nuk e kam angazhimin tim për kurrfarë simpatie e as antipatie, e kam vetëm ngase VV e LDK kanë përgjegjësi që të formojnë institucionet, për ç’arsye duhet t’i shmangin ndikimet e mangupave. Nëse mangupat vazhdojnë me presione e sharje, dëmi mund të jetë shumë i madh, deri te paraliza e vendit. (3 nëntor 2019)” … /gazetamero.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT