Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka thënë se funksionimi i Dhomave të Specializuara në Hagë është i nevojshëm për ta çuar Kosovën përpara në rrugën e saj evropiane.
Szunyog ka thënë se Gjykata Speciale do t’i gjykojë vetëm individët dhe do ta lehtësojë drejtësinë tranzicionale të Kosovës, ndërsa bashkëpunimi i institucioneve të Kosovës me të, sipas tij tregon gatishmërinë për t’u përballur me të kaluarën.
“Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë themeluar nga Kuvendi i Kosovës si institucione të pavarura gjyqësore me juridiksion mbi kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe e tjera sipas ligjit të Kosovës të kryera gjatë luftës.
Është e rëndësishme të kihet gjithnjë parasysh se Dhomat e Specializuara nuk do t’i mbajnë në përgjegjësi grupet etnike, organizatat ose komunitetet, por vetëm individët.
Duke vepruar kështu, Dhomat e Specializuara do ta lehtësojnë drejtësinë tranzicionale dhe do të mundësojnë përparimin shoqëror, duke e çuar Kosovën përpara në rrugën e saj evropiane.
Në këtë kontekst, bashkëpunimi nga autoritetet e Kosovës mbetet vendimtar për të demonstruar përkushtimin e Kosovës për sundimin e ligjit dhe gatishmërinë e saj për t’u përballur me të kaluarën e saj, ka thënë Szunyog për mediumin serb në Kosovë, “Kosovo Online”.
Ai tha se është e rëndësishme që Gjykata Speciale “mund ta bëjnë punën e tyre në mënyrë të pavarur, pa ndonjë ndërhyrje të jashtme”. /GazetaExpress/
