43.5 C
Mitrovice
E hënë, 21 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Pas raportimit të Klan Kosovës, ATK gjobit biznesin në Veri (VIDEO)

Administrata Tatimore e Kosovës e ka gjobitur biznesin (në këtë rast barnatoren) që lëshonte kupona jofiskal në veri të Mitrovicës.

Ky ndëshkim i ATK-së erdhi pasi Klan Kosova ka realizuar kronikë për këtë rast ku shihej se në një barnatore, në vend të kuponit fiskal shtetëror, jepej një tjetër faturë.

Lajmin për gjobitje e ka bërë të ditur zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa.

“ATK ka dalë në teren dhe ka vizituar biznesin që ka lëshuar kuponin jo-fiskal. Biznesi në fjalë është ndëshkuar për mos pajisje me arkë fiskale – gjobë administrative prej 250 eurosh”.

Për t’u informuar më shumë rreth këtij rasti, ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetari Haris Ademi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT