32 C
Mitrovice
E hënë, 21 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Loredana fitoi çmimin artistja më e mirë në ‘MTV EMA’, ja çka shkruan gazeta zvicerane!

Reperja Loredana Zefi është nderuar me çmimin si artistja më e mirë zvicerane në MTV EMA  (Europe Music Awards). 

Të dielën mbrëma, aty ishin këngëtaret Ariana Grande, Billie Eilish por u kthyen pa asnjë çmim, pavarësisht nominimeve, shkruan gazeta zvicerane 20 minuten, përcjellë GazetaBlic.

24 vjeçarja edhe pse e akuzuar nga prokuroria e Zvicrës për mashtrim, zhvatje parash dhe kërcenim i një çifti zviceran,  u zgjodh si artistja më e mirë e vitit ku edhe u shpërblye me çmim.

Me projektet muzikore tashmë hite si ‘Bonnie&Clyde‘, ‘Sunglasses‘, ‘Romeo&Juliet‘, ajo sot feston suksesin e saj posaçërisht në internet. Në ‘Instagram‘ tashmë ndiqet nga 2 milionë njerëz, po ashtu edhe këngët e saj kanë me miliona klikime në YouTube, thuhet në artikullin e gazetës zvicerane për Loredanën.

Edhe pse ka arritur sukses me këto projekte muzikore duke fituar çmim, mediat zvicerane vazhdojnë të shkruajnë për akuzat kundër saj. Në muajin Maj, u arrestua përkohësisht dhe anuloi data të koncerteve. Artistja akuzohet për vjedhjen e 700.000 mijë frangave të një çifti zviceran dhe gjithë familjen e tyre. Tutje, 20 minuten vazhdon të shkruajë se Loredana përveç akuzave të lartpërmendura, ka përdorur edhe emër të rremë, Ana Landmann emër ky i një vajze të paligjshme të një avokati të Cyrihut, Valentin Landman me të cilin ka zhvatur familjen zvicerane.

Ndryshe, Loredana ka falënderuar të gjithë ata që e votuan dhe ia mundësuan fitoren.

/GazetaBlic/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT