-1.6 C
Mitrovice
E martë, 13 Janar, 2026
spot_img

Kjo është mosha dhe prejardhja e 11 viktimave të fundit të COVID-19 në Kosovë

Edhe 11 persona në Kosovë nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me koronavirus, duke humbur kështu jetën si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga COVID-19.

IKSHPK ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 855 raste të reja, shkruan lajmi.net.

Viktima më e re gjatë 24 orëve të fundit është një 64-vjeçar nga Prishtina, teksa më e vjetra një 92 vjeçar nga Kamenica.

Njoftimi i plotë për viktimat nga IKSHPK:

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (73, 72, 64 vjeç), Prizren 2 raste (88, 82 vjeç), Drenas 1 rast (70 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Gjakovë 1 rast (71 vjeç), Gjilan 1 rast (79 vjeç), Kamenicë 1 rast (92 vjeç), Mitrovicë 1 rast (82 vjeç). /Lajmi.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT