34.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 23 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Kosova rikthehet te fitorja, Lirim Kastrati heroi i Dardanëve

Kosova e ka mposhtur Moldavinë me rezultat 1-0 në kuadër të Ligës së Kombeve

Kombëtarja e Kosovës i ka dhënë fund ecurisë negative prej 10 ndeshjeve pa fitore.

Dardënt sonte mposhtën Moldavinë me rezultat minmal 1-0 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin mitik Fadil Vokrri.

Kosova dominoi takimin, por nuk arriti të shënonte më shumë se një herë.

Lirim Kastrati ishte heroi i Kosovës ku shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 31-të, që në fund doli të ishte i fitores.

Në fund të ndeshjes Kosova mbeti me 10 lojtarë pasi Ibrahim Dresevic u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 84-të. Ai bëri një ndërhyrje si lojtari i fundit dhe kështu gjyqtari e përjashtoi nga loja.

Duhet përmendur që në këtë ndeshje u rikthye si startues portier Samir Ujkani, i cili bëri një paraqitje shumë të mirë, duke qenë vendimtar me disa pritje.

Me këtë fitore Kosova e mbyll këtë edicion të Ligës së Kombeve në vendin e tretë me 5 pikë dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e Ligës C, pra është evituar më e keqja, rënia në Ligën D. /Reporteri.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT