Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala, ka arritur që të shënoi gol dhe t’i sigurojë skuadrës së tij fitoren, transmeton Gazeta Metro.
Pas 12 ndeshjeve pa fitore(6 humbje dhe 6 barazime), skuadra e Valerengas ka arritur që të shënoi fitore në Eliteserien.
Në ndeshjen e javës së 27’të në kampionatin norvegjez, Valerenga arriti fitore minimale 1-0 ndaj Brann, falë golit të shënuar nga mesfushori i Kosovës, Herolind Shala, në minutën e 45’të.
Për 27 vjeçarin ishte ky goli i tij i 6’të nga 21 paraqitje të tij në këtë sezon në Eliteserien. Shala gjithashtu ka shtuar edhe 5 asistime.
Ndryshe, Valerenga tani ka 33 pikë dhe renditet në pozitën e 9’të./gazetametro.net