Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Serbi, Sem Fabrizi, tha se neutraliteti politik i Serbisë nuk është i përshtatshëm në rrugëtimin e saj europian dhe duhet të përafrohet politikave të unionit.
“Nuk dyshojmë në neutralitetin e Serbisë, por neutraliteti politik është diçka tjetër. Serbia në rrugëtimin europian duhet të përafrohet me politikën e Bashkimit Europian, që nuk është neutrale,” ka thënë Fabrizi për Radio Evropa e Lirë.
Fabrizi në konferencën ndërkombëtare “”Java beogradase e NATOs – këta jemi ne”, që e organizon organizata jo qeveritare Qendra për Studime Euroatlantike (CEAS), ka vlerësuar se Aleanca është partneri kyç dhe shtylla e sigurisë së BE’së, që ka edhe rol të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor.
“Serbia ka lirinë të zgjedhë se kujt do t’i bashkëngjitën, por nëse do të hyjë në BE, duhet të ketë politikën e njëjtë të jashtme” tha Fabrizi.
Sipas tij Brukslei dhe Beogradi kanë “interesa identike”, përkatësisht zgjerimi i BE’së paraqet investim në demokraci, përparim dhe siguri, e Serbia e rendit anëtarësimin si prioritet kombëtar.
“Serbia ju ka bashkëngjitur misioneve të shumta ushtarake jashtë BE’së dhe është pjesë e shumë aksioneve paqeruajtëse. Kontakti dhe levat tona në fushën e sigurisë janë vendosur” tha Fabrizi.
Në gjysmën e këtij viti Bashkimi Europian ka publikuar 25 deklarata për politikën e jashtme ku ju kërkohej shteteve partnere pajtueshmëri, dhe dy të tjera kur kjo nuk ishte kërkesë.
Sipas fondit jo qeveritar ISAC Serbia ishte pajtuar me 12 prej këtyre 25 deklaratave të BE’së, rreth 48 për qind. Në krahasim me vitin 2019 ku kishte pajtueshmëri rreth 60 për qind mes Serbisë dhe Bashkimit Europian./gazetametro.net






