-0.6 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
spot_img

Deputeti i LDK’së: Rastet u rikthyen pasi Albin Kurti e Arben Vitia folën pa maska në protestë

Deputeti i LDK-së Shkelzen Hajdini, ka qenë i ashpër ndaj deputeti i Vetëvendosjes Hekuran Murati, i cili kritikoi Qeverinë Hoti lidhur me menaxhimin e situatës me pandeminë.

E tërë kjo siç tha Murati, u bë vetëm për të mos e larguar nga pozita një ministër, duke iu referuar ministri Armend Zemaj.

I menjëhershëm ishte reagimi i deputeti të LDK-së, Shkelzen Hajdini, i cili tha se Vetëvendosje nuk e kishte votuar rishikimin e projektbuxhetit të Kosovës, pikërisht në mes të pandemisë.

Tutje Hajdini i tha Muratit se virusi mori hovin pas mbylljes së parë kur Vetëvendosje organizoi protestë.

‘’Arben Vitia e Albin Kurti tuj fol pa maska në protestë, qatherë virusi ka rifillu. Virusi s’ka kamb me ec me ju shku njerëzve nëpër shpia. Normal që u ndal virusi, kur i mbyllët krejt njerëzit”, tha ai, shkruan Periskopi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT