-0.4 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
spot_img

Challandes sërish pozitiv në testin për coronavirus, por vazhdon të jetë pa simptoma

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka rezultuar sërish pozitiv në testimet e të martës për COVID-19.

Kjo do të thotë se trajneri do t’i mungojë ekipit edhe në ndeshjen e të mërkurës kundër Moldavisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ekipin e Kosovës në sfidën e nesërme do ta drejtojë asistenti i parë i zviceranit, Muharrem Sahiti.

“Edhe në rezultatet e sotme (e martë) në testin për COVID-19 përzgjedhësi Challandes ka dalë pozitiv. Kësisoj, ekipin kombëtar në ndeshjen kundër moldavëve do ta drejtojë ndihmësi i parë, Muharrem Sahiti”.

“Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e përzgjedhësit Challandes është shumë e mirë dhe vazhdon të jetë pa simptoma”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

TË FUNDIT

TË FUNDIT