-0.4 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
spot_img

Numri i të infektuarve me Koronavirus në Kosovë kalon shifrën 30 mijë

Qysh nga shfaqja e pandemisë e deri më sot në Kosovë janë shënuar gjithsej 30 mijë e 495 raste pozitive me koronavirus.

Kjo është konfirmuar në raportin 24-orësh të IKSHPK-së.

Nga marsi për virusin Covid-19 janë testuar gjithsej 122 mijë e 377 të dyshuar për virus.

Poashtu gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 849 raste të vdekjes.

“Numri total i rasteve pozitive është 30.495 raste nga 122.377 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 849 raste të humbjes së jetës”, ka njoftuar IKSHPK-ja

TË FUNDIT

TË FUNDIT