15 C
Mitrovice
E enjte, 19 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Mos u nisni pa çadër javën që vjen, këto temperatura na presin

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se edhe java tjertër do të jetë me mot të ndryshueshëm.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se, fushat me presion të ulët të cilat kanë përfshirë vendin do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme, duke ndikuar në ndryshimin e kushteve meteorologjike.

Sipas IHMK-së, dita e hënë vijon të mbetet e paqëndrueshme, me vranësira të dendura dhe reshje shiu të karakterit lokal.

Të martën sërish temperatura të larta, por që nuk do të zgjasin shumë, pasi që të mërkurën vendi ynë do të përfshihet nga vranësirat e dendura, të cilat me vete bartin sasi të konsiderueshme të shiut, shkruan lajmi.net.

Reshje të herë pas hershme priten të vazhdojnë deri të premten, ku më tej intensiteti i tyre do të bie përjashtuar zona të kufizuara, ku mund të ketë vetëm riga të dobëta.

Sa i përket temperaturave, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë Celsius.

Gjatë gjithë kësaj periudhe të parashikimit era do ta mbajë drejtimin e jugut dhe jugperëndimit, ku shpejtësia maksimale e saj mund të arrijë deri 18m/s.

Më poshtë ju sjellim tabelat me temperaturat minimale dhe maksimale për dy ditët e ardhshme në qytetet kryesore të vendit. /Lajmi.net/

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT