Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, e ka përshëndetur reflektimin e kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti në raport me luftën e UÇK’së.
Haradinaj po ashtu ka vlerësuar lart mediat, të cilat po i japin hapësirë të shtuar sakrificës së popullit tonë dhe krimeve serbe të kryera mbi ne.
“Reflektimi i Kurtit në raport me luftën e UÇK-së, duhet kuptuar drejt, sado që dikujt nuk i pëlqen, mendoj se kjo është edhe e vërteta e luftës sonë për liri, pra UÇK ishte populli e populli ishte UÇK.
Mediat që po i japin hapësirë të shtuar sakrificës së popullit tonë, dhe krimeve serbe të kryera mbi ne, meritojnë një respekt të madh”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.