Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka konfirmuar se së shpejti do të nisin bisedat me partitë politike, për ta zgjidhur çështjen e presidentit të vendit.
Kështu deklaroi ai në një konferencë për media, ku mes tjerash tha se se kjo çështje do të marrë shpejt udhë.
“Besoj që kjo çështje do të marrë udhë, për disa ditë fillojmë bisedat me gjithë spektrin politik, për ta parë se si mund ta kalojmë këtë situatë. Rruga kushtetuese është e qartë, besojmë në një zgjidhje që është më e mira për vendin”, pohoi Hoti.
Kujtojmë se pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaci, Vjosa Osmani është emëruar ushtruese e detyrës së presidentit.
Këtë detyrë, në rast se në këtë pozitë nuk arrihet të votohet dikush tjetër Osmani pritet ta ushtrojë deri në gjashtë muaj.