Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se tash e nëntë muaj, Klinika Infektive është epiqendra e pacientëve të infektuar me COVID-19, brenda 24 orëve në 7 ditë të javës.
Zemaj deklaroi se ekipi i mjekëve dhe personeli shëndetësorë, edhe pse me numrin e madh të pacientëve, asnjëherë nuk janë dorëzuar. Këto deklarime Zemaj i bëri sonte, pas vizitës që pati në Klinikën Infektive në QKUK.
“Stafin dhe punonjësit e Klinikës Infektive i falënderoj dhe siguroj që po bëjmë të pamundurën që të infektuarve të hospitalizuar me Covid 19, mos t’i mungojë asgjë.Të gjithë, në një vijë të përbashkët, dje ,sonte e neser, duke i respektuar të gjitha masat dhe vendimet, arrijmë sukses”, tha Zemaj, transmeton lajmi.net.
Ai porositi qytetarët që të ruajn veten nga virusi, sepse kështu e ruajnë familjen dhe shtetin.
“Barte maskën!
Ruaje distancën!
Mbaje higjienën!”, shtoi ai./Lajmi.net/



