0.9 C
Mitrovice
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
spot_img

Bëhuni gati, IHK paralajmëron reshje bore gjatë kësaj jave në disa pjesë të Kosovës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin për motin për pesë ditët e ardhshme.

“Do të mbajë mot i ndryshueshëm. Në mëngjes dhe gjatë natës pritet të ketë mjegull. E hëna do të filloj me diell dhe pak vranësira, por nga e marta pritet të kemi kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të përcjellura me reshje shiu.

Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime të mëdha, sidomos në vlerat e maksimaleve, kurse temperaturat minimale parashihen të ulen diku në zero dhe -1 gradë Celsius”, njofton Instituti.

Sipas IHMK, reshjet e shiut në viset e larta malore mund të shoqërohen me fjolla të borës.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftim.

TË FUNDIT

TË FUNDIT