18 C
Mitrovice
E diel, 20 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Befason Ferki Shala, bën me dije se do t’i rikthehet muzikës

Ferki Shala, ish-rokeri i grupit të famshëm kosovar, TNT, ka bërë të ditur se do t’i rikthehet muzikës, shkruan mitrovicasot.net

“Jam duke e bërë një përgatitje, nja 15 apo 20 këngë të vjetra qytetare t’i këndoj. Disa këngë të grupit TNT ama nja 10 unë besoj që ndoshta 10-12 do të bëhen të TNT-së”, ka thënë Shala për emisonin n’ZOOM.

Por, ai ka bërë me dije se këngën të plotë nuk do të mund ta këndojë sepse ka disa probleme me zërin për shkak të një ndërhyrje në fyt.

Duke qenë se është fetar, ai u pyet nëse është e ndaluar me fe të këndojë.

“Nuk është e obligueshme që vetëm ilahi të këndohet. Ne kemi të drejtë që të këndojmë edhe ndonjë këngë të vjetër popullore ashtu qysh i këndojnë ashtu që edhe unë e shpreha dëshirën edhe jam duke e bërë përgatitje që nja 15 apo 20 këngë të vjetra qytetare t’i këndoj. Disa këngë të grupit TNT”, tregon ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT