14.1 C
Mitrovice
E shtunë, 16 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Koronavirusi i merr jetën një mësuesi në Kosovë

Mësimdhënësi nga Podujeva, Bedri Raçi ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus.

Lajmin e bëri të ditur u.d i kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari, përmes një postimi në Facebook.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit Bedri Raçi, i cili nuk arriti t’i mbijetojë përballjes me Covid-19. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij.
I përjetshëm kujtimi për Bedriun”, ka shkruar Rudari në Facebook.

Kujtojmë se deri më sot numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë ka arritur në 798./Gazeta Express

TË FUNDIT

TË FUNDIT