Punëtorët e kompanisë regjionale për grumbullimin e mbeturinave “Uniteti” kanë filluar një iniciativë për mbledhjen e një shume të parave.
Ato pritet që t’ia japin minatorëve të Trepçës, të cilët tash e disa ditë janë në grevë për shkak të vonesave të pagave.
“Brenda mundësive – 3 euro, 5 euro, 10 euro – sa të mundemi me iu ndihmu se na prej atje e kemi rrjedhën. Nëse nuk ka Trepça, s’kemi as ne”, ka thënë Kurtan Xhafa, punëtor i kësaj kompanie.
Por, duket se për këto para tashmë xehtarët nuk kanë nevojë.
Kryeministri Avdullah Hoti, të premten, ndau një shumë prej 1.1 milion eurosh për ta, prandaj edhe greva u ndal ndërkohë që puna pritet të fillojë menjëherë sonte.






