Ndonëse mëngjesi do të jetë i ftohtë, megjithatë edhe gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbizotëroj mot me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-3m/s.
Koncentrimi i ndotësve ajror paraqitet me një tendencë të rritjes, prandaj vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit do të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme, mirëpo vende-vende gjatë ditës do të zbresin edhe përreth vlerave mesatare.
Ndërsa mëngjesin e së premtes parashihet të ketë riga lokale shiu, mirëpo gjatë ditës do të ketë mot me diell.