4.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img

Vjosa Osmani nesër shkon te varri i Ibrahim Rugovës si presidente

Ushtruesja e detyrës së presidentës, Vjosa Osmani sot mori detyrën e të parës së shtetit, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit.

Osmani nesër do të filloj me vizita si presidente e vendit. Kështu kanë bërë të ditur nga zyra e Presidencës përmes një njoftimi për media.

“Në orën 09:00, u.d e Presidentes së Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani do të bëjë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftim.

Hashim Thaçi sot dha dorëheqje pasi ju konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale.

Ish-presidenti u nis sot për në Hagë të Holandës./Express/

TË FUNDIT

TË FUNDIT