11.7 C
Mitrovice
E shtunë, 21 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Ish-menaxheri i VIP’ave zbulon shifrat marramendëse sa fitojnë për një natë: Tayna më e paguara

Ish-menaxheri i shumë emrave të njohur në muzikë Drin Zatriqi, në një status në rrjetet sociale, duke kërkuar nga Qeveria e re që do të krijohet, që të merren pak edhe me tatimet e estradës, ka zbuluar edhe se sa paguhen këta të fundit. Tayna është ajo që paguhet më së shumti, me 12 mijë euro në koncert, transmeton Gazeta Metro.


Ai ka vënë në dukje shumat marramendëse që shumë këngëtarë të njohur fitojnë për mbrëmjet e tyre muzikore, e që shumica dyshohet se nuk i paguajnë detyrimet ndaj shtetit.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Me qeverine e re duhet te rregullohet edhe tatimi i estrades, tashme industria e muzikes eshte milioneshe, dhe cmimet nga 100 deri ne 10.000 e 15.000 euro e me shume per koncert duhet te paguajne tatime, ne te kunderten duhet te denohen me denime te majme, dhe konfiskim te pasaportave , nese ju ikin atyre si deri me tani!

Si neper klube te nates poashtu edhe ne darsma dhe cdo paraqitje tjeter me pagese!

Cmimet per disa artiste per koncert:

Tayna 8.000 – 12.000 euro
Ledri Vula 8.000- 10.000 euro
Capital T 6.000 – 8.000 euro
Ghetto Geasy 6.000 – 8.000 euro
Butrint Imeri – 6.000 – 7.000 euro
Dhurata Dora 6.000-7.000 euro
Noizy 6.000 – 8.000 euro
Dafina Zeqiri 4.000 – 6.000 euro
Meda: 6.000 – 7.000 euro
Labi – 5.000 euro
Sinani – 5.000 euro
Dani – 5.000 euro
Fero 3.000 – 4.000 euro
Rina 3.000 – 4.000 euro
Gjiko 3.000 – 4.000 euro

Mesatarisht artistet me te paguar fitojne mbi 500.000 euro ne vit !

Numri i koncerteve nxirret lehte pasi qe flyerat publikohen edhe nga klubet por edhe nga vet artistet, kurse neper darsma duhet metode tjeter me i identifiku performancat…

Sqarim: cmimet jane edhe me te larta tek disa prej artisteve, mirepo per hire te korrektesise mos me i hy ne hak askujt i kom pasqyru me mesatare!”./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT