3.8 C
Mitrovice
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img

Reagon BE pas konfirmimit të aktakuzës për Thaçin

Zëdhënësi kryesor për punë të Jashtme të BE-së, Peter Stano e ka vlerësuar bashkëpunimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special.

Stano përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Bashkimi Evropian e mirëpret bashkëpunimin e Thaçit me BE-në.

“Kosova: BE e përcjell me vëmendje dorëheqjen e @HashimThaciRKS & e mirëpret vendimin që ai u pajtua të bashkëpunonte me Dhomat e Specializuara & Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, ka Stano.

Tutje ai shtoi se bashkëpunimi i plotë i këtillë është i rëndësishëm për sundimin e ligjit dhe rrugën e Kosovës drejt BE-së.

TË FUNDIT

TË FUNDIT