Konfirmimi i aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli ka ngjallur reagime të mëdha në vend, shkruan mitrovicasot.net
Edhe pse shumica e personaliteteve publike e kanë cilësuar këtë si lajm të keq dhe goditje ndaj luftës çlirimtare të UÇK-së, ka nga ta që kanë mirëpritur lajmin e konfirmimit të aktakuzës.
Analistja Luljeta Aliu po konsideron se për këtë duhet të gëzohemi. Në një reagim në Facebook, Aliu ka shkruar “Urime Kosovë”.







