5.3 C
Mitrovice
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img

Mbi 50 përqind e rasteve të sotme me koronavirus vinë nga Prishtina

IKShPK publikoi të dhënat e 24 orëve të fundit për numrin e të infektuarve ku Kosova shënon rekord të zi prej 546 rasteve ditore si dhe nëntë të vdekur.

Sa i përket komunave, Prishtina vazhdon me numër të lartë të infektimeve. Kështu në të dhënat e fundit janë raportuar për 286 raste të reja. Në total, numri i të infektuarve në kryeqytet nga data 13 mars është 7464.

Komuna e Gjakovës, që së fundmi ka pasur edhe ajo rritje të rasteve ditore, gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 37 raste të reja. Në komunën jugperëndimore gjithsej janë regjistruar 927 raste.

Në komunat e tjera, Fushë Kosova regjistroi 31 raste, Prizreni 28 raste, Ferizaj 27 raste, Gjilani 17 raste, Lipjani 15 raste, Obiliqi 12 raste, Rahoveci 12 raste, Vushtrria 12 raste, Peja 11 raste, Deçani 10 raste, Drenasi 9 raste, Malisheva 8 raste, Suhareka 6 raste, Mitrovica 4 raste, Shtime 4 raste, Istogu 3 raste, Klina 3 raste, Podujeva 3 raste, Skenderaj 3 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast Dragashi, Kamenica dhe Kllokoti.

Në vendin tonë tashmë janë 21.545 raste me COVID-19 nga 100.395 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 714 raste të vdekjes.

TË FUNDIT

TË FUNDIT