Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu -Shoshi është tallur me çantën e humbur me dokumete të delegacionit kosovar në Bruksel.
Musliu- Shoshi ka thënë se shpreson që çanta e humbur e Skënder Hysenit të ketë mbajtur vetëm ndonjë sandwich të shijshëm nga Brukseli për Kryeministrin Hoti.
Ky është reagimi i saj i plotë:
Shpresoj që çanta e humbur e Skënder Hysenit të ketë mbajtur vetëm ndonjë sandëich të shijshëm nga Brukseli për Kryeministrin Hoti, përndryshe ende edhe më keq sikur t’i humbet Kushtetuta, udhërrëfyesi për dialog siç do të kishte thënë Avdullah Hoti.
Do të ishte edhe më keq, e sjellje jo serioze sikur nga kjo çantë të merreshin dokumente përmes së cilave Qeveria jonë i udhëheq këto bisedime.
Skënder Hyseni edhe Kryeministri Hoti, duhet të tregojnë se kur u ka humbur kjo çantë, çka ka pasur në të dhe a është kthyer në gjendjen e mëparshme?
Kujtojmë, që pas këtij raportimi, u lajmërua anëtari i këtij ekipi, Muhamet Mustafa, i cili mohoi se në Bruksel u vodhën dokumente të shtetit, ai tha se çanta iu vodh atij në të cilën kishte dokumente personale dhe të holla./gazetametro.net