-3.3 C
Mitrovice
E diel, 11 Janar, 2026
spot_img

Reagon IKSHPK pas rritjes së rasteve: Mos lejoni mbylljen e të gjithëve për pakujdesinë e disave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka reaguar pas publikimit të raportit me 418 raste të reja nga 1608 testime. Ky reagim titullohet “Mos lejoni mbylljen e të gjithëve për pakujdesinë e disave”, transmeton Gazeta Metro.

Me anë të një postimi në Facebook, IKSHPK iu ka kërkuar qytetarëve që të këshillojnë të gjithë qytetarët të cilët nuk iu përmbahen rekomandimeve dhe se ky këshillim është obligim qytetar.

“Këto ditë vërehet fluks i shtuar i lëvizjes së qytetarëve kudo nëpër Kosovë. Kjo është sjellje e rrezikshme dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, shkruan IKSHPK.

Një mbyllje eventuale e plotë e vendit do t’i kushtonte rëndë ekonomisë së vendit.

Më poshtë keni rekomandimet e plota si njoftimin nga IKSHPK. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT