16.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 14 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Ministrja Hykmete Bajrami ka një lajm të mirë për familjet me asistencë sociale

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, se mbi 24 mijë familje nesër do të marrin dyfishin e asistencës sociale, shkruan Gazeta Metro.

Kështu bëri të ditur ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Me kërkesë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, sot Ministria e Financave ka proceduar pagesën për përfituesit e asistencës sociale për muajin tetor. Sipas vendimit të Qeverisë nr.10/33 të datës 28.09.2020 familjet në asistencë sociale marrin dyfishin e asistencës për tetor, nëntor dhe dhjetor. Nga kjo masë përfituan 24,791 familje. Mjetet dalin nesër gjatë ditës”, ka shkruar Bajrami.

Ajo në fund ka shtuar se edhe realizimi i kësaj mase u bë i mundshëm falë të gjithë atyre që paguajnë tatime e taksa./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT